Connect with us

Aktualitet

Kujdes – Natë me fenelina policie….

Policia e Shtetit/Vijojnë kontrollet e befasishme dhe operacionet policore në të gjithë vendin për goditjen e krimit e paligjshmërive.
✅ Megaoperacioni “Dëshiran”, i finalizuar nga DVP Elbasan, rezultoi me sekuestrimin e një arsenali armësh, shumave të mëdhaja parash dhe me vënien në pranga të 2 shtetasve.
✅ Po në fushën e armëmbajtjes, është arrestuar në Krujë, 47-vjeçari që mbante në banesë armë zjarri dhe municion luftarak.
✅ Si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm me partnerët amerikanë, u arrestua në Rinas, një shtetas indian, pjesëtar i një grupi kriminal në fushën e narkotikëve.
✅ Janë goditur 5 raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike në Tiranë dhe janë venë në pranga autorët e dyshuar të tyre.
✅ 5 raste të basteve nëpërmjet celularëve, të goditura në Tiranë dhe Durrës, në kuadër të planit operacional kombëtar “Fati i lojërave”.
✅4 të kërkuar për vepra të ndryshme penale, të vënë në pranga nga DVP-të Fier, Tiranë dhe Lezhë.
✅Gjithashtu, nga DVP Tiranë;
-është finalizuar operacioni “Phones 3”, në vijim të operacioneve kundër tregtimit të aparateve celulare të kontrabanduara, në pranga 34-vjeçari, të cilit i janë sekuestruar 21 aparate celulare;
-Janë sekuestruar pasuri me vlerë 5 milionë euro që dyshohet se e kanë burimin nga veprimtari kriminale.
✅ Nga DVP Korçë në kuadër të operacionit policor “Marjani”, u vu në pranga një 18 vjeçare, e dyshuar si e implikuar në vrasjen e 26 vjeçarit, ngjarje e ndodhur më 16.06.2022 në fshatin Kolanec, Maliq.
Puna intensive policore në çdo qark të vendit, vijon.
Advertisement