Connect with us

Sport

Kukësi ndërhyn në merkato, arrin marrëveshjen me mbrojtësin e njohur

Përveç largimeve që për hir të së vërtetës kanë qenë të shumta, Kukësi pu punon edhe për përforcimet. Së fundmi, verilindorët kanë njoftuar se kanë arritur marrëveshjen me mbrojtësin Blerim Sahitaj. Sahitaj, do të qëndrojë te Kukësi, të paktën për dy sezone. 23-vjeçari ka mbajtur veshur më parë fanellën e Lirisë së Prizrenit, në Kosovë

“Futboll Klub Kukësi njofton se mbrojtesi Blerim Sahitaj është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 23-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin tonë një kontratë për 2 sezone , duke u bërë futbollisti më i ri në skuadër. 23 vjeçari, i lindur në Prizren vjen te Kukësi nga kampionati Kosovar ku së fundmi ka qenë pjesë e KF Liria Prizren” – Shkruan klubi.

Advertisement