Politike
Kulluri: Protesta s’mund të jetë alibi për humbjen e Këlliçit
Duke folur për protestën e Rithemelimit para Bashkisë Tiranë, Edvin Kulluri tha se ajo është thirrur nga Belind Këlliçi, por nuk mund të shërbejë si alibi për humbjen e tij.
Sipas sekretarit të PD, Rithemelimi është si një trung me degë të kalbura që ngado ta kapësh të ngelet në dorë.
Kulluri shtoi se protesta kishte disa probleme.
Sipas tij, ishte e pakuptimtë të protestohet për disa njerëz që tashmë janë arrestuar, sic jane zyrtaret e bashkise.