Connect with us

REAGIM

Kultivo dyshimin, bëhu zëri jashtë korit të masave

“Arsimi nuk është të mësosh përmendësh se Hitleri vrau gjashtë milionë njerëz. Arsimi është të kuptosh se si ishte e mundur që miliona njerëz u bindën se VRASJA ishte e nevojshme dhe duhej bërë.

Njoh njerëz që dinë gjithçka, që kanë njohuri të pafundme, enciklopedike për emrat, faktet historike, datat… por sado grada të larta të kenë, ata janë të varfër në shpirt. Pse? Sepse nuk mendojnë. Nuk dinë të mendojnë. Ata kanë frikë të mendojnë, të jenë ndryshe dhe të kenë mendime të ndryshme nga ajo që thotë dhe mendon masa.

Në fund të fundit, ata që e kanë zakonin e keq të të menduarit nuk e japin veten të binden pa bërë pyetje, të miratojnë kur duhet, të miratojnë kur iu kërkohet. Kujtoni apo lexoni se çfarë thanë xhelatët e kampeve të përqendrimit? Si u mbrojtën ata? ‘Ne iu bindëm direktivave’ – thanë. Kjo është ajo që të çon të mos menduarit. Sot, megjithatë, nuk ka kohë për të menduar, për të punuar, blerë, konsumuar.

Keni dy zgjedhje përpara. Mund të bëni atë që bëjnë të gjithë, të shikoni televizor, të ndiqni mendimet e masës apo opinionistëve.

Mos harroni. Mos lexoni, mos studioni, mos informoni veten në mënyrë pasive. Hapni librat, i shfletoni ato dhe pyesni. Gjithmonë pyesni veten: “pse ndodhi kjo, pse X veproi në këtë mënyrë, çfarë e shtyu Y të shkruante pikërisht këtë?”

Mësoni të kultivoni dyshimin. Bëhu zëri jashtë korit të masave. Bëhu pesha që synon majën.

Advertisement