Connect with us

Kronike

Kultivonte kanabis, arrestohet shqiptari në Spanjë

Një shqiptar është arrestuar nga policia spanjolle pasi akuzohet si autor i ngritjes së një plantacioni me rreth 1000 rrënjë kanabisi, siç raportojnë mediat e huaja.

Operacioni ‘Abulaga’ nisi pas komunikimit të agjentëve mjedisorë, të cilët paralajmëruan një ulje të ndjeshme të ujit në një nga pellgjet e përdorura nga zjarrfikësit për shuarjen e zjarreve në pyje në zonë. Pas hetimeve, u konstatua se uji në pellgjet të cilat përdoreshin si rezervuarë për zjarrfikëset, thithej me pompë dhe dërgohej drejt plantacionit të mbjellur me kanabis.

Gjithashtu i riu shqiptar kishte ndërtuar pika vëzhgimi dhe kurthe në zonën përreth për të parandaluar këdo që të hynte në plantacionin e drogës. Në plantacion janë sekuestruar 1000 bimë marijuanë dhe tre kilogramë sytha të kësaj droge të përgatitur për ambalazhim.

Advertisement