Bota
Kumbari Trump vepron si zëdhënës i Putinit dhe Evropa që bën sikur nuk e kupton

NGA FRANCESCO CUNDARI-LINKIESTA.IT
Sapo mbërriti në Kanada për G7, Donald Trump e quajti “një gabim të madh” përjashtimin e Rusisë.
“Barack Obama dhe një person me emrin Trudeau nuk donin që Rusia të ishte pjesë e saj”, tha presidenti amerikan në stilin e tij të zakonshëm të një adoleshenti që luan rolin e një personazhi nga “Kumbari”.
“Do të thoja se ishte një gabim, sepse mendoj se nuk do të kishte luftë tani nëse Rusia nuk do ishte perjashtuar. Dhe nuk do të kishte luftë tani nëse Trump do të ishte president katër vjet më parë.”
Gjëja qesharake është se Rusia u përjashtua pikërisht për shkak se sulmoi Ukrainën, pushtoi Krimenë dhe mbjelli kaos në Donbas. Por jo në imagjinatën delirante të Trump.
“Putini flet me mua, nuk flet me askënd tjetër, sepse u ndje shumë i fyer kur u përjashtua nga G8”, shpjegoi Trump.
Shkurt, pas hapjes absurde të një roli për Vladimir Putinin si ndërmjetës në luftën në Lindjen e Mesme, të cilën propaganda ruse, jo vetëm në vend, e festoi menjëherë si provë të braktisjes së afërt të Ukrainës, duket se qëndrimi i Trump konfirmohet si shumë i largët nga aleatët e tij evropianë në të gjitha çështjet kryesore të politikës ndërkombëtare dhe shumë më i përafruar jo vetëm me interesat ruse, por edhe me narrativën, botëkuptimin, shkallën e prioriteteve dhe vlerave të tyre.
Megjithatë, edhe një herë, evropianët duket se nuk duan ta marrin parasysh këtë dhe vazhdojnë të mendojnë se mund ta sjellin ne terezi Trumpin me biseda të shkurtra, ndërsa Giorgia Meloni tërhiqet mënjanë, duke u përpjekur të mos dalë kundër askujt, as Trumpit dhe as udhëheqësve evropianë. Një lojë që ka vazhduar që kur Trump u rizgjodh në Shtëpinë e Bardhë dhe që deri më tani nuk duket se ka dhënë shumë fryte për askënd

