Kosova
Kundër Kosovës – Reagon Kurti/ Ultrasit ftojnë tanket dhe Arkanin
‘Kur do kthehet ushtria në Kosovë” – ka qenë ky mbishkrimi skandaloz dhe shovinist i tifozëve serbë të Crvena Zvezda, gjatë një ndeshjeje miqësore ndaj klubit italian Fiorentina.
Për këtë ka reaguar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili është kthyer në historinë e viteve 90’, ku tifozët e Crvena Zvezda ishin revoltuar kundër Kroacisë.
Kryeministri Kurti tha se pikërisht pas atij revoltimi nisën luftërat ballkanike, pra pas një mesazhi që tifozët ulra-nacionalistë, të lidhur me famëkeqin Arkan, hodhën gjatë një ndeshje futbolli
“Në vitin 1990, tifozët e klubit serb të futbollit Crvena Zvezda, të udhëhequr nga mafiozi serb Arkan, u revoltuan kundër Kroacisë. Për disa, kjo ishte një shkëndijë e luftërave që pasuan. Dje Crvena Zvezda bëri thirrje që ushtria serbe të kthehet në Kosovë. Thirrjet për dhunë janë të pandërprera”, ka shkruar Kurti në Twitter.