Connect with us

Kosova

Kundër Serbisë, reagojmë si komb/ Reagon Sadri Ramabaja

Analisti Sadri Ramabaja tha se shqiptarët duhet të përballen si komb me Serbinë, që ende udhëhiqet nga logjika e luftës.

Sipas tij, fakti që Serbia qëndron në gjendje lufte duke dislokuar mijëra trupa rreth Kosovës flet shumë për logjikën me të cilën vepron si komb.

“Vazhdimisht kemi paralajmëruar se 48 bazat e ushtrisë serbe janë të dislokuar rreth e qark Kosovës me një personel që i kalon 4 mijë vetë, pra një armatë e tërë, 2 nga 3 armatat që ka Serbia janë në gjendje gatishmërie. Ky fakt flet shumë për politikat serbe në raport me Kosovën, kemi të bëjmë me një përballje të re të mundshme mes dy kombeve që janë Serbia dhe Shqipëria. Gjërat sot kanë ndryshuar, nuk janë më si në vitin ‘99. Shqipëria është sot anëtare e NATO, Kosova ka strukturat e veta mbrojtëse, në Serbi dominon ende mentaliteti dhe logjika e luftës. Duhet të llogarisin që duhet të përballemi vetë si komb” – ka deklaruar Ramabaja

Advertisement