Bota
Kundërpërgjigje ndaj Moskës, SHBA-ja dëbon dy diplomatë rusë
Shtetet e Bashkuara kanë dëbuar dy diplomatë rusë nga ambasada në Uashington. Dëbimi erdhi si kundërpërgjigje ndaj dëbimit të dy diplomatëve të Ambasadës së SHBA-së në Moskë. Departamenti amerikan i Shtetit në mënyrë reciproke ka dëbuar dy zyrtarë të ambasadës ruse që vepronin në Shtetet e Bashkuara.
“Departamenti nuk do të tolerojë modelet e ndjekura nga qeveria ruse për ndjekjen e diplomatëve tanë. Veprimet e Departamentit dërgojnë një mesazh të qartë se veprimet e papranueshme kundër personelit të ambasadës sonë në Moskë do të kenë pasoja”, thuhet në njoftim.
Muajin e kaluar, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, paralajmëroi se SHBA-të do t’i përgjigjen me shpejtësi dëbimit të dy diplomatëve amerikanë nga Rusia.