Connect with us

Sport

Kupa e Botës 2022/ Neymar përballë një presioni

Ish-sulmuesi brazilian Ronaldo ka folur për rolin e Neymar në ekipin kombëtar në Botërorin e ardhshëm 2022, që do të mbahet në Katar.

“Neymar do të jetë nën presionin më të madh në skuadër. Sigurisht që Brazili ka shumë lojtarë yje, por e gjithë vëmendja do të përqendrohet te performanca e Neymar. Këtë sezon ai po kalon një fazë shumë të suksesshme të karrierës së tij”.

Kujtojmë se Kupa e Botës do të mbahet nga data 20 nëntor deri më 18 dhjetor. Në fazën e grupeve të turneut, Brazili do të luajë kundër kombëtareve të Kamerunit, Serbisë dhe Zvicrës.

Advertisement