Connect with us

Rajon

Kupchan: Amerika e vendosur që Kosovën e Serbinë t’i rikthejë në dialog

Diplomati amerikan Charles Kupchan ka thënë se reagimi i Këshillit Kombëtar të Sigurisë ndaj letrës së tetë senatorëve për Presidentin Joe Biden, lidhur me situatën në Kosovë, është indikacion për bashkëpunim mes Shtëpisë së Bardhë dhe senatorëve amerikanë për tensionet në veri të Kosovës.

Ish-këshilltari i ish-presidentit Barack Obama për Evropë, Kupchan ka deklaruar gjithashtu se njëjtësimi i qëndrimit, forcon pozicionin amerikan të shprehur mbi dialogun mes dy vendeve

“Çon një mesazh të qartë rreth vendosmërisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të kthyer Prishtinën dhe Beogradin në dialogun konstruktiv dhe për të implementuar Marrëveshjen e Ohrit” – ka thënë ai për Zërin e Amerikës

Prat re ditësh, tetë senatorë demokratë e republikanë, kanë kërkuar nga presidenti amerikan që SHBA të ushtrojë presion diplomatik në mënyrë që t’i jepet fund tensioneve mes dy shteteve.

Duke iu përgjigjur kësaj letre, Këshilli Kombëtar i Sigurisë ka njoftuar se administrata e qeverisë amerikane ndan shqetësimet e njëjta me Kongresin rreth situates mes Kosoves dhe Serbisë.

Kupchan ka vlerësuar se ky qëndrim i shtetit amerikan bën të qartë për liderët në Kosovë dhe Serbi se mungesa e koordinimit nga ana e tyre, do të ndikojë në marrëdhëniet me SHBA-në.

 

Advertisement