Kronike
Kur drejtonte Ahmetaj/ Ja si u zhduk dosja e korrupsionit në tatime
Inside Story, adresoi kërkesë zyrtare për informacion lidhur me çështjen pranë Prokurorisë së Përgjithshme. Ky institucion, konfirmon për herë të parë ekzistencën e një dosje të tillë e cila për vite me radhë është bërë kujdes të fshihet. Nëse hetimet do të ishin cuar përpara, dosja mund të fundoste nga ish-drejtorin e tatimeve Arben Ahmetaj, e deri tek disa ministra të kohës. Sipas organit qëndror të akuzës, dosja i është përcjellë për hetime të mëtejshme prokurorisë Tiranë përmes shkresës me numër protokolli 339/3 datë 22 Shkurt 2000. Pra, Arben Ahmetaj dhe disa zyrtarë të tjerë janë hetuar 22 vite më parë për korrupsion në një çështje të mbajtur sekret. Ne u interesuam në Prokurorinë e Tiranës por në protokollin e këtij institucioni nuk ka asnjë të dhënë për ekzistencën e kësaj dosjeje. Me sa duket, materialet dhe provat hetimore ose janë zhdukur me kohë, ose dikush ka ndërhyrë që skandali të mos zbulohej kurrë. I takon organeve ligjzbatuese të verifikojnë çfarë ka ndodhur me dosjen ku mes shumë zyrtarëve, renditej edhe emri i ish-drejtorit të Tatimeve, sot deputet i Kuvendit pas shkarkimit si zëvendëskryeministër. Ajo që dihet me siguri është fakti se zyrtarja evropiane Natalia Ceha, e ka depozituar dosjen edhe në qeverinë e kohës dhe disa ministra kanë pasur kopje. Bie në sy fakti se njerëzit e përmendur për korrupsion në atë dosje, u larguan nga detyrat në heshtje, përfshirë edhe Arben Ahmetajn. Me sa duket, çështjes iu vu kapaku thjesht me largime nga detyra dhe pa cuar para drejtësisë askënd prej zyrtarëve.
“Veprimtaria e tij e dyshuar dhe denoncuar si korruptive herë me fakte herë me përgjime herë me denoncime shtrihet nga vitet 2000-2021 ku ka ushtru funksione të rëndësishme publike” u shpreh gazetari, Adriatik Doçi.