Connect with us

Lifestyle

Kur duhet të hamë darkë që të mos shëndoshemi

    

Ngrënia e darkës vonë mund të kontribuojë në shtimin e peshës dhe sheqerit në gjak, sipas një studimi të botuar në Journal of Clinical Endocrinology & Metabolism të Shoqatës Endokrine.

Mbi 2.1 miliardë vlerësohet të jetë numri i të rriturve mbipeshë ose obezë në mbarë botën, duke i bërë më të mundshme problemet shëndetësore si diabeti dhe presioni i lartë i gjakut. Disa studime tregojnë se ngrënia e kalorive vonë lidhet me obezitetin dhe sindromën metabolike.

“Ky studim hedh dritë mbi faktin se si ngrënia e vakteve të mbrëmjes përkeqëson tolerancën e glukozës dhe redukton sasinë e yndyrës së djegur. Efektet e vakteve të mbrëmjes ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme nga njerëzit dhe varen nga ora e tyre e zakonshme e gjumit, gjë që tregon se disa njerëz mund të jenë më të prekshëm se të tjerët. Nëse efektet metabolike që kemi vërejtur me një vakt bëhen kronike, vaktet e mbrëmjes mund të çojnë në pasoja të tilla si diabeti ose obeziteti.”, shpjegon autori i studimit Dr. Jonathan C. Jun i Shkollës së Mjekësisë të Universitetit Johns Hopkins.

Studiuesit studiuan 20 vullnetarë të shëndetshëm (10 burra dhe 10 gra) për të parë se si reagoi metabolizmi kur e hëngrën darkën pas orës 22:00 në krahasim me orën 18:00. Të gjithë vullnetarët shkuan në shtrat në orën 23:00. Prandaj, studiuesit zbuluan se nivelet e sheqerit në gjak ishin më të larta dhe sasia e yndyrës së djegur ishte më e vogël në rastin e vaktit të orës 22:00, edhe kur konsumoheshin të njëjtat ushqime në të dyja rastet.

“Ne duhet të bëjmë më shumë eksperimente për të parë nëse këto efekte vazhdojnë me kalimin e kohës dhe nëse ato shkaktohen më shumë nga sjellje si: gjumi menjëherë pas ngrënies së një vakti apo nga ritmi cirkadian i trupit”, përfundon Dr. Jun.

Por, ajo që është e sigurt, sipas studiuesve, është se sa më herët të hamë darkën dhe sa më e madhe të jetë distanca nga koha e gjumit, rrezikohemi më pak nga një rritje e yndyrës në trup, si dhe e sheqerit në gjak.

Advertisement