Kosova
Kur hiqen masat ndëshkuese ndaj Kosovës? Përgjigjet Peter Stano
Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano nuk dha sinjale pozitive për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës.
Ai u shpreh në një konferencë për media se ato do të hiqen “kur të vlerësohet se janë ndërmarrë hapat e duhur për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës”.
Stano gjithashtu theksoi se BE-ja po e vëzhgon situatën në terren dhe masat që Kosova, duhet të marrë.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani para një muaji foli për disa prirje që tha se kanë disa vende për t’i keqpërdorur masat që blloku vendosi në fillim të këtij viti, për të “kushtëzuar Kosovën për çështje plotësisht tjera”.
“Përsa i përket masave sanksionuese, ato është dashur të hiqen shume kohe me parë, në fakt nuk është dashur të vendosen kurrë, përkundër mospajtimeve që kanë ekzistuar mes Qeverisë së Kosovës dhe partnerëve në Bashkimin Europian” – Deklaroi presidentja Osmani