Kosova
Kur krijohet asociacioni?-Escobar pyet sa shpejt do themelohet
I dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka konfirmuar se Asociacioni i komunave me shumicë serbe është pjesë e marrëveshjes bazë, për të cilën kryeministri Albin Kurti dha OK, dhe shtoi se ka dakordësi nga pala kosovare për këtë çështje.
Në një komunikim me gazetarët, Escobar tha se është obligim që Asociacioni të implementohet dhe se ka pritshmëri të mëdha se një gjë e tillë do të ndodhë.
Diplomati i lartë amerikan gjithashtu theksoi se “pyetja tani është se sa shpejt do të ndodhë asociacioni dhe se sa shpejt do ta pranojë Qeveria e Kosovës”.
“Ky është realitet, është fakt objektiv se çfarë po kërkohet nga Kosova që të ecë përpara në procesin evropian” – tha Emisari Escobar