Lifestyle
Kur pozojnë kampionët olimpik kafshojnë medaljet…Pse?
Dikur njerzit kafshonin monedhat e arta për të vërtetuar origjinalitetin e tyre dhe disa mendojne se vjen si rrjedhojë e kësaj tradite.
Por ky është një gabim pasi dihet që medaljet e lojrave olimpike nuk janë të përbëra nga ar i pastër dhe rrjedhimisht nuk është e nevojshme të bëhen teste të tilla origjinaliteti.
Sipas David Wallechinsky president i Shoqatës Ndërkombëtare të Historianëve Olimpikë arsyeja më llogjike dhe e pranueshme është thjeshtë për çështje poze.”Është një fiksim i fotografëve,”tha ai për CNN.
Wallechinsky:”Unë mendoj që ata e shikojnë si nje fotografi ikonike diçka që ndoshta mund ta shesësh.Unë nuk mendoj se është diçka që atletët do ta bënin vetë për ndonjë arsye të caktuar.”