Pinknews
‘Kur të martohesh ti…’, Rama i bën premtimin live Donald Veshajt
I ftuar këtë javë në “Më lër të flas” ka qenë ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana. Për Lorikun nuk ka munguar edhe një sfidë e përgatitur me disa pyetje për të. Pjesë e pyetjeve ishte edhe që Lorik Cana të telefononte kryeminstrin Edi Rama, dhe t’i thoshte se të kam rënë padashje.
I gjendur përballë kësaj telefonate, kryeministri ka reaguar me shumë sportivitet!
Nuk mungoi edhe një ftesë zyrtare nga Donald Veshaj, LIVE nga studioja e “Më lër të flas”, të cilës kryeministri iu përgjigj me një batutë të çastit, e cila u prit me të qeshura në studio.
Donald Veshaj: ‘Meqë po flasim në telefon, po përfitoj nga rasti për të të bërë një ftesë zyrtare për në emision…’
Edi Rama: ‘Kur të martohesh ti, atëherë do vij…”