Politike
Alibeaj: Asnjë marrëveshje me PS dhe PD pas zgjedhjeve

As para dhe as pas zgjedhjeve nuk do të ketë bashkëpunim me Partinë Socialiste dhe Partinë Demokratike.
Kështu u shpreh Enkelejd Alibeaj, theksoi se Djathtas 1912 nuk do të bashkëpunojë asnjëherë me persona, të cilët janë kundër drejtësisë dhe kanë minuar raportet me aleatët perëndimorë të vendit.
“Arsye se përse jo bashkëpunim me Sali Berishën, është mesë e qartë: Emrat të cilët ata që kanë kontribuar në luftën kundër SPAK dhe kanë prishur raportet, të gjitha ata që janë të futur non grata, për ne nuk kanë asnjë punë.
Pas zgjedhjeve, nëse shqiptarët do të na besojnë dhe mandatojnë, nuk do ketë asnjë marrëveshje me PS dhe Edi Rama, nuk do ketë asnjë marrëveshje me personazhin politik Sali Berisha”, tha ai.

