Pinknews
“Kurrë s’do të fitosh “BB” sa të jem unë gjallë/ Agravon sherri në BBV Kosova

Edona James dhe Blerando së fundmi kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”.
Në një moment transgjinorja ka shpërthyer në ofendime ndaj konkurentit duke e quajtur atë mashtrues, ndërsa u betua se sa të jetë gjallë ajo Blerando nuk do ta fitojë “Big Brother”.
Pjesë nga debati:
Blerando: Ti e tregon realitetin tënd, unë nuk mundem që të flas me ty.
Edona: Nuk mundesh që të flasësh me mua se ti e ke horizontin shumë të vogël.
Blerando: Krejt jeni fallco
Edona: Po për ty jam fallco se rren vet ti. Kuj i doli rrena dje mua apo ty?
Blerando: Edonë unë një gjë e di, që do dal nga kjo shtëpi dhe do të jem i mburrur pasi nuk jam munduar që me gënjeshtra të ul dikënd jashtë
Edona: Dje more rrene. Ti kur rren gjëra të vogla rren edhe gjëra më të mdhaja, ti gënjeshtar je edhe manipulues dhe mendon që do ta fitosh. S’do të fitosh “Big Brother” sa të jem unë gjallë ta jap besën. Unë do ta fitoj sepse kam pasur guxim edhe kam dhënë shembull. Një person sikur unë duhet dhe e donë të gjithë sepse e shikojnë sepse ata kanë guxim me thënë se çfarë janë dhe me dhënë të vërtetën.

