Connect with us

Kosova

Kurti, amator dhe aventurier i rrezikshëm

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh deputet i PDK-së Enver Hoxhaj, në fjalën e tij në Kuvend, ku është thirrur debat parlamentar rreth dialogut Kosovë-Serbi, ka thënë se është i tmerruar nga ajo se çfarë tha kryeministri Kurti paraprakisht për dialogun. “Kryeministrin të kërkojë falje. Dialogu ka devijuar, ka degraduar, ka dalë nga binarët” – tha Hoxhaj teksa dhe deklaroi se Albin Kurti është amator  dhe aventurier i rrezikshëm “Kush ia ka dhënë mandatin Albin Kurtit të flasë për marrëveshje me Serbinë pa përfshirë njohjen e ndërsjellë.” – Pyeti nënkryetari i Kuvendit të Kosovës. “Marrëveshja nuk është as finale e as kontraktuale. Qeveria, pas veprimeve të gabuara në Veri të vendit, kqa bërë që asociacioni të kërkohet tani para marrëveshjes finale dhe pa njohje” – tha Hoxhaj dhe shtoi: Nuk ka tejkalim të ngërçit bllokues historik shqiptaro – serb, pa njohje të ndërsjellë. Albin Kurti i ka siguruar një fitore diplomatike Serbisë para se të ulen në tavolinë”

 

Advertisement