Connect with us

Kosova

Kurti, Biserko, Kandiç dhe kroatët/ Vuçiç gjen organizatorët e protestave në Serbi

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçic, ka deklaruar se Serbia nuk do të bëjë kompromise për statusin shtetëror dhe juridik të saj dhe nuk do ta njohë kurrë Kosovën, e cila, siç ka theksuar, ka qenë dhe do të mbetet Serbi.

Në fjalimin e tij Vuçiq tha se agjencitë e huaja po përpiqen për ta rrëzuar, gjë që vërtetohet edhe nga deklaratat e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, mesazhet e Kroacisë dhe “armiqve të tjerë të vendit”.

Presidenti u shpreh gjithashtu se Serbia, pavarësisht nga presionet, do të vazhdojë të kultivojë miqësi si me Rusinë ashtu edhe me Kinën.

“Ajo që po shohim muajt e fundit është një përpjekje e drejtpërdrejtë e agjencive të huaja të inteligjencës për të rrëzuar Serbinë. Nuk është e vështirë të merret me mend, shiko çfarë thonë Albin Kurti, Natasha Kandiq, Sonja Biserko, apo çfarë thonë në Kroaci” – deklaroi Vucic dhe theksoi se armiqtë e Serbisë duan që populli serb të kërkojë falje dhe të gjunjëzohet para të gjithëve, si edhe të njohë pavarësinë e Kosovës. Ne do vazhdojme te mbrojme veten dhe dhe miqtë tanë. Prandaj nuk do të ketë sanksione kundër Rusisë, prandaj do ta ruajmë dhe ndërtojmë miqësinë me Kinën, prandaj do ta mbrojmë lirinë e Serbisë, prandaj Kosova është Serbi, ka qenë dhe do të jetë e tillë. Ky është mesazhi im për të huajt që duan ta shkatërrojnë Serbinë” – potencoi presidenti serb

Advertisement