Connect with us

Kosova

Kurti drejt Pragës, dorëzon aplikimin për në BE

Ditën e sotme, kryeministri i Kosovës Albin Kurti do udhëtojë drejt Pragës ku do t’i dorëzojë zyrtarëisht aplikimin e Kosovës për BE, Presidencës Çeke. Sipas axhendës, kryeministri i Republikës së Kosovës me delegacion, do të pritet në Zyrën e Qeverisë së Republikës Çeke, nga ministri për Çështjet Evropiane, ndërsa pas takimeve do të ketë konferencë e përbashkët për media. Ndryshe dje krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti e kanë nënshkruar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Krerët e shtetit e kanë vlerësuar këtë si ditë historike dhe si një lëvizje drejt jetësimit të ëndrrës së kamotshme të popullit të Kosovës.

Lajmi do të përditësohet…

Advertisement