Connect with us

Kosova

KURTI E BEN SEFTE/ Petkoviç: E nisi fushatën me kërcënime ndaj popullit serb dhe Serbisë

Drejtori i Zyrës për Kosovën pranë qeverisë serbe, Petar Petkoviq, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti e ka nisur fushatën e tij zgjedhore me kërcënime ndaj popullit serb dhe Serbisë.

“Ajo që Kurti po tund, duke u mburur, për hir të një fushate politike, nuk është ndonjë ushtri apo polici, por e ashtuquajtura ushtri inekzistente që nuk lejohet të shkelë në veri të Kosovës dhe një bandë kriminale parapolicore, kulmi i karrierës së së cilës, eshte te beje selfie ne veri te Kosoves dhe te frikesojë.

“Albin Kurti shkon ne veri dhe ulet e pi kafe me urgjencë, duke u ruajtur me armët boshe të forcave speciale” – eshte shprehur Petkoviç duke shtuar se Ai eshte njeriu që ëndërron një të ashtuquajtur Shqipëri të madhe, qe duhet të vë alarmin në opinionin ndërkombëtar, sepse ai që kërcënon, flet per ushtri e polici duke provokuar konflikt dhe një përshkallëzimi i ri. Petkovic tha se “Me politikën e tij të çmendur, Kurti eshte fajtori i shumë fatkeqësive për rajonin tonë”.

Advertisement