Connect with us

Kosova

Kurti e Osmani luajnë bixhoz me interesat e Kosovës/ ISA: Të bëhemi segment i prioriteteve amerikane

“Kosova duhet të gjejë rrugë bashkëpunimi për t’u bërë segment i prioriteteve të Administratës së re amerikane, meqë Donald Trump ka bërë të ditur se do t’i ketë prioritet disa vatra të tjera të krizës nëpër botë” –  Kështu ka thënë ish-kryeministri i Kosovës dhe ish-kreu i LDK-së, Isa Mustafa.

Ai ka potencuar se në katër vitet e ardhshme Kosova s’duhet të vegjetoj persa i përket raportit me Amerikën, meqë nëse ndodh diçka e tillë për një kohë, interesimi ndaj Kosovës mund të bie dhe raporti Kosovë-SHBA të degradohet.

“Kosova do duhej ta shfrytëzonte qeverinë e Presidentit amerikan Joe Biden, e cila ishte proaktive ndaj vendit tonë. Trump ka proklamuara prioritete dhe vatra tjera të krizës me të cilat do të merret qeveria e tij. Në këtë rast Kosova do duhej të gjejë rrugë bashkëpunimin për tu bërë segment i prioriteteve amerikane. Do të ishte e dëmshme nëse vegjetohet, sepse çdo vegjetim me kalimin e kohës pasohet me degradim të raporteve dhe me ulje të interesimit për Kosoven” – është shprehur ish-kryeministri Mustafa.

Lidhur me raportet e Kosovës me aleatët dhe fqinjët, Mustafa tha se Qeveria e kryesuar nga Albin Kurti ka cenuar raportet me të gjithë, përfshirë edhe me Shqipërinë, shqiptarët në Maqedoni të Veriut e Luginë të Preshevës dhe sipas tij, Kosovës i duhet një qeveri e cila me argumente afron qëndrimet me perëndimin dhe bashkëpunon me fqinjët.

Mustafa theksoi se Perëndimi ka interes që ta ketë Kosovën në hemisferën e vetë, por Kosova ka shumë më shumë interesa të jetë krah shteteve perëndimore.

Lidhur me fjalimin e fundvitit të presidentes Vjosa Osmani ku kjo e fundit tha se është luajtur bixhoz me aleancat e Kosovës, Mustafa ka thënë se s’pajtohet me atë konstatim, meqë sipas tij, bixhoz është luajtur me interesat e Kosovës dhe se aleatët s’janë prekur fare nga bixhozllëku i Kosovës.

“Albin Kurti eshte duke e manipuluar pozitën e Vjosa Osmani, duke tentuar qe te manipulojë opozitën për interesa pushteti” – ka potencuar Isa Mustafa

Advertisement