Politike
Kurti e refuzoi/ Rama bisedon me ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë
Gjatë turit të tij ballkanik, kryeministri Edi Rama është ndalur ditën e sotme në Prishtinë pas vizitës së kryer në Maqedoninë e Veriut.
Sipas burimeve, gjatë qëndrimit në Prishtinë Rama ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier.
Hovenier është filmuar teksa del nga ambientet e Kuvendit të Kosovës, ku besohet se ka zhvilluar takimin me kreun e qeverisë shqiptare.
Ambasadori amerikan në Kosovë ka qenë tejet i përfshirë si përfaqësues i SHBA-ve në situatën e krijuar muajt e fundit në veri të vendit me Serbinë, ndërsa Rama po ashtu është përpjekur të luajë një rol të rëndësishëm në marrëdhënien mes Prishtinës dhe Beogradit.