Connect with us

Politike

Kurti e refuzoi/ Rama: Nnuk shkova në Prishtinë për tu martuar me Albinin

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një konferencë me homologun e Malit të Zi, ku tha se fokusi ishte Procesi i Berlinit dhe Samitin e NATO-s.

Ai u pyet sërish lidhur me refuzimin e Kurtit për ta takuar ditën e djeshme kur ndodhej në Kosovë.

Kreu i qeverisë theksoi se nuk ka asnjë problem personal apo institucional me kryeministrin Kurti dhe do të donte që në takimin i cili do të zhvillohet në Tiranë të ishin të gjashtë së bashku (kryeministrat e 6 vendeve të rajonit).

Sa i përket çështjes “së nxehtë” në veri dhe tensioneve Serbi-Kosovë, Rama tha se me Kurtin kanë pikëpamje të ndryshme për zgjidhjen e situatës.

Pyetje: Për sa i përket takimeve që zhvilluat në Kosovë, dhe refuzimit të Kurtit a ndryshojnë marrëdhëniet mes dy qeverive Shqipëri-Kosovë apo dhe vetë marrëdhënia juaj me zotin Kurti?

Rama: Unë nuk shkova në Prishtinë për tu martuar me Albinin dhe nuk ndihem i fyer si një dhëndër të cilit nusja nuk i doli në takim. Unë shkova në Prishtinë për të pasur takime si kryeministër i Shqipërisë dhe në mënyrën më absolute nuk kam asnjë problem personal dhe aq më pak institucional me kryeministrin e Kosovës. Kam vetëm qëndrime të kundërta në lidhje me një situatë të caktuar. Unë mendoj se është një situatë që duhet ta trajtojmë së bashku, ndërsa Albini mendon se duhet ta zgjidhë pa zhvilluar takime. Pavarësisht qëndrimit të BE-së, në takimin e Tiranës për Procesin e Berlinit, kryeministri i Kosovës do të jetë i ftuar dhe unë dëshiroj të jemi të 6 aty. Albin Kurti është në shtëpinë e vet në Tiranë.

Advertisement