Kosova
Kurti ‘falet’ te ‘Sulltani’ Erdogan
Kryeministri I Kosovës Albin Kurti udhëton sot drejt Turqisë dhe pritet të takohet me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan
Edhe pse zyrtarisht nuk dihen arsyet e këtij takimi apo tema e nxehtë që detyroi Kurtin të ngrihet në fluturim, duke lënë pas një situate tejet të nxehtë politike, pas përplasjeve të ashpra ditën e djeshme në Kuvend me partitë opozitare, mendohet se biseda kokë më kokë me Erdogan do jetë e përqëndruar mbi atë që varet sot si shpata e Demokleut mbi supet e Kosovës, planin franko gjerman në tërësi dhe asociacionin në veçanti.
Ditë më parë, Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, deklaroi se Erdogan ka premtuar se Ankaraja do t’i kërkojë Prishtinës respektimin e marrëveshjeve të nënshkruara deri më tani.
Ai tha gjithashtu se nuk pret që Turqia ta ndryshojë qëndrimin e saj për Kosovën, por se sipas tij, është e rëndësishme që Serbia ta ruajë paqen e të mos ketë incidente.
Në shtator të vitit 2022, ishte Albin Kurti ai që refuzoi ndihmën e presidentit turk në lidhje me gatishmërinë e treguar nga ky i fundit për të ndërmjetësuar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Vitin që shkoi, Erdogan vizitoi Bosnjen, Serbinë dhe Kroacinë por nuk e pa të udhës të ndalej edhe në Kosovë, mënjanim që Kurti e justifikoi me…një justifikim…