Connect with us

Kosova

Kurti formon qeverinë/ Kriza e mundshme 2026 për shkak të zgjedhjeve presidenciale

Profesori universitar Nexhmedin Spahiu beson se qeveria e re e Kosovës do të formohet shpejt dhe se nuk do të përsëritet skenari i vitit 2014, kur kaluan gjashtë muaj nga zgjedhjet deri në votimin e qeverisë së Isa Mustafës.

“Albina Kurti do të ketë sukses me formimin e qeverisë me pakicat joserbe dhe Nenad Rashiqin, edhe nëse nuk mjafton e gjitha kjo, do të ketë per koalicion Fatmir Limajn dhe deputetët e tij, aq sa ka në parlament dhe nuk do të ketë probleme apo ndonje ngerc per te formuar qeverine e re”, vlerësoi Spahiu.

Megjithatë, ai e sheh si sfidë politike zgjedhjen e presidentit të Kosovës vitin e ardhshëm dhe tha se ndoshta do të ketë zgjedhje të reja.

“Ndoshta atëherë do të ketë zgjedhje të reja, sepse Kushtetuta parashikon që nëse presidenti nuk mund të zgjidhet, atëherë duhen zgjedhje të reja. Po edhe zgjedhjet e reja nuk ka gjasa të japin zgjidhje problemit. Kjo do të vazhdojë derisa Kosova të ndryshojë kushtetutën dhe presidenti të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli, siç është rasti në Maqedoni apo Serbi. Pra, nëse klasa politike e Kosovës nuk punon tani për të ndryshuar sistemin politik në mënyrë që presidenti të zgjidhet drejtpërdrejt, atëherë vitin e ardhshëm do të ketë krizë politike”, konsideroi Spahiu.

Advertisement