Kosova
Kurti: I gjithë faktori ndërkombëtar duhet ta dënojë sjelljen e Serbisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar sot presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviq, në kuadër të Forumit të Prespës. Kurti prej atje, ka deklaruar se sjelljet e Serbisë duhet të dënohen nga i gjithë faktori ndërkombëtar.
Përmes një komunikate për media, Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur në takim është folur edhe për zhvillimet në vend dhe tensionet në veri.
“Kryeministri Kurti tha se Serbia ka shkelur sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës, kur nga brendia e territorit të Kosovës ka rrëmbyer tre policë të Kosovës.” – citohet të ketë thënë kryeministri Kurti. Ai tha se një sjellje e tillë e Serbisë, që për më tepër vjen në momentin kur depërshkallëzimi i situatës në veri të vendit është synim i përbashkët, duhet të dënohet nga i gjithë faktori ndërkombëtar dhe të bëhet thirrje nga të gjithë që tre policët që po mbahen padrejtësisht në Serbi, duhet të lirohen menjëherë dhe pa kushte.” – thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.