Aktualitet
“Kurti i lidhur me Moskën”?! ‘Shpërthen’ Ngjela: Të japë dorëheqjen
Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar se Kurti po gabon me qëndrimin kundër Amerikës, i cili është aleati kryesor që ndihmoi në shtetformimin e Kosovës.
I ftuar në nje studio televizive, pyetjes nëse rrezikonte të shpallej “non grata” sikurse Berisha, Ngjela iu përgjigj duke thënë se Kurti nuk ka thyer ligjin, por është goditur politikisht për qasjen e tij anti-amerikane.
Sipas Ngjelës, me deklaratën e ambasadorit amerikan ‘nëse ju nuk do të na trajtoni si partner as ne nuk do t’iu trajtojmë si të tillë’, Kurti duhet të dorëhiqet përpara se të flas edhe Sekretari i Shtetit.
“Duhet të japë dorëheqjen që të rifutet në politikë dhe të shkojë në zgjedhje me tjetër doktrinë. Nga një doktrinë e majtë, të dalë në zgjedhje me një doktrinë më liberale”– tha Ngjela, duke shtuar se në qoftë se qeveria e tij rrezikon sanksione nga amerikanët, atëherë ai është me Beogradin dhe Moskën.
“Nëse Kurti arrin deri këtu, indirekt është me Beogradin. Nuk diskutohet. S’kanë ç’më duhen faktet, flasim për logjikën. Në qoftë se mbështetësi yt, ai që të ka dhënë pavarësinë, nuk të pranon dhe ti vazhdon dhe je kundër tij, me kë je? Me kundërshtarin e shqiptarizmit. Dhe kush është ky? Beogradi edhe Moska. Do të pyesësh a është e vërtetë që është me Beogradin dhe Moskën apo jo? Kjo nuk ka rëndësi përsakohë logjika të çon këtu”– tha Ngjela.