Connect with us

Politike

Kurti i “mbylli” derën Ramës, analisti: Albini po mban inat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk i hapi derën të enjten homologut të tij nga Shqipëria, Edi Rama.

Sipas analistëve, refuzimi i Kurtit të takojë Ramën është e palogjikshme duke dëmtuar edhe raportet mes vendeve.

Kryeministri Kurti ende po mban inat nga anulimi i takimit që ndodhi në muajin e kaluar e mendoj që kryeministrat nuk duhet të veprojnë sipas inateve personale, por sipas interesave të shtetit”– shprejet analisti Arton Demhasaj.

Tutje thuhet që një gjë e tillë do dëmtojë edhe më shumë Kosovën.

“Tash në situatën kur kemi masa dhe klasa politike nuk mund të udhëtojë në vendet e caktuara të Bashkimit Evropian apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të ishte kryeministri Rama ai i cili do të përcillte mesazhet e Kosovës”.

Megjithatë ka edhe kritika ndaj kryeministrit të Shqipërisë, që kryesisht lidhen me anulimin e mbledhjes së përbashkët të qeverive në qershor.

“Nuk është qasje e duhur kur në njërën anë të kërkosh bashkëpunim me kryeministrin e Kosovës e në anën tjetër ta godasësh atë në çdo paraqitje publike, kjo nuk i kontribuon bashkëpunimit e bashkërendimit.”- tha analisti Gazmir Raci.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ende nuk ka treguar arsyet pse nuk e priti në takim Edi Ramën, i cili ka vazhduar të premten me turin e tij Ballkanik për procesin e Berlinit.

Advertisement