Kosova
Kurti i vuri barrën Kosovës/ Flet eksperti amerikan
Tensionet në veri kanë ndarë mendime se vetëm Kosova po kërcënohet me sanksione kurse Serbia po amnistohet. Por ka pasur edhe të tjerë që e kanë parë Kosovën si shkaktare të tensioneve
Kush ku ka “gabuar” dhe kush duhet të sanksionohet? Për këtë ka folur eksperti i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, njëherësh profesori amerikan, Alon Ben-Meir.
Sipas tij, refuzimi i kryeministrit Albin Kurti për të zbatuar Asociacionin për të cilin është rënë dakord disa vite më parë, padyshim që i vuri barrën Kosovës. Dhe duke pasur parasysh se BE-ja dhe SHBA-ja janë garantuesit e sigurisë kombëtare dhe pavarësisë së Kosovës, ata mendojnë fuqishëm se Kurti duhet ta kishte zbatuar marrëveshjen qëkur mori pushtetin. Ata kanë të drejtë të kërkojnë që ai t’u përmbahet të gjitha marrëveshjeve, sepse çdo tension i krijuar si rezultat i pohimit të tij të padrejtë të pushtetit, i cili nuk është në përputhje me marrëveshjen e bërë me ndërmjetësimin dhe mbështetjen e tyre, i detyron ata të ndërhyjnë siç e kemi parë muajt e fundit. Kjo është arsyeja pse ata kanë ndërmarrë veprime, duke përfshirë sanksione, gjë që është në përputhje me atë që ata e konsideruan të nevojshme për të rivendosur qetësinë, e cila është gjithashtu e dobishme për Prishtinën po aq.