Kosova
Kurti: Ja çfarë më thanë ndërkombëtarët për Vuçiç, por nuk ndodhi
Kryeministri Kurti, në një intervistë dhënë për ‘The Geopost’, ka folur për situatën e fundit në Kosovë, krijuar pas zgjedhjeve lokale në veri të vendit.
Teksa ka zbulur detaje të bisedave të tij me ndërkombëtarët. kryeministri ka thënë se ata kishin kërkuar nga ai, ta kursente Serbinë, para zgjedhjeve që priteshin të mbaheshin atje, në muajin prill. Gjithnjë sipas Kryeministrit, ndërkombëtarët i kishin thënë se Vuçiç do të ndryshoj dhe politikat e tij do të përshtateshin me ato të Bashkimit Evropian. Por sipas Kurtit, kjo nuk ndodhi. Ai ka përmendur edhe faktin se Serbia kishte nënshkruar një marrëveshje me Rusinë, për koordinim në politikën e jashtme.
Nga të gjitha këto, i pari i Qeverisë, ka thënë se duhet të nxirren mësime, duke aluduar se Vuçiç po i mashtron ndërkombëtarët.
“E mbaj mend shumë mirë muajin mars të vitit të kaluar kur ne në Kosovë na thoshin, ju lutem, kursejeni Serbinë, Beogradin, presidentin nga retorika e kritikës së ashpër, për shkak se pas datës 3 Prill, kur do të mbahen zgjedhjet e Serbisë, ata do ta ndryshojnë orientim dhe do të jenë tërësisht të drejtuar nga perëndimi. Nuk ndodhi, pra duhet t’i nxjerrim disa mësime. Pritshmerite e perendimit nuk u realizuan.” – ka thënë Kurti.