Connect with us

Kosova

Kurti konfirmon takimin në Bruksel: Do kërkoj lirimin e policëve

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka bërë të ditur se pas vizitës të cilën nesër do ta ketë në Vatikan do të udhëtojë për në Bruksel. Aty do të ketë takim të dialogut të nivelit të lartë, që nënkupton nën që me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, do të ketë takim në mes kryeministrit Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Kurti ka treguar se kërkesa e tij do të jetë lirimi i tre policëve kosovarë të kidnapuar nga forcat serbe, më 14 qershor brenda territorit të Kosovës.

“Përcaktoj itinerarin tim për të shkuar në Bruksel nga Roma nesër, duke konfirmuar pjesëmarrjen time në takimin e dialogut të nivelit të lartë të thirrur nga HR/VP Borrell. Do të insistojë për lirimin urgjent pa kushte të 3 policëve të mbajtur peng nga Serbia, deeskalimin dhe normalizimin e marrëdhënieve”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Vizita e Kurtit në Vatikan ku do të takohet me Papa Françesku e ka konfirmuar edhe zyra e kryeministrit. Këto vizita të Kurtit në Vatikan dhe Bruksel vijnë në një kohë ku në Veri të Kosovës ka tension të shtuar. Javëve të fundit ka pasur edhe dhunë nga protestuesit e dhunshëm serbë mbi pjesëtarë të KFOR’it, Policisë së Kosovës dhe punonjësëve të mediave./Dosja.al

Advertisement