Kosova
Kurti: Kosova i qëndron pas SHBA-së dhe BE-së
Kryeministri i Albin Kurti në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje tha se Qeveria e Kosovës është aleate e pakompromis e BE-së dhe SHBA-së!
“Kosova i qëndron pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në tërë kuptimin e fjalës, politikën anti-Putin, vlerat demokratike e besimin në një të ardhme pa luftë dhe të bazuar në barazinë e drejtësinë e njerëzve. Në këtë drejtim, qeveria jonë është aleate e pakompromis edhe e Bashkimit Europian, edhe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha ai.
Kryeministri Albin Kurti tregoi në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje se nuk do të ketë më tolerime për situatën në veri.