Connect with us

Kosova

Kurti kundër dorëheqjeve të kryetarëve në Veri, opsion që favorizohet nga Borell

Kryeministri Kurti i është përgjigjur kryediplomatit evropian, Josep Borrell, i cili pas takimit të Brukselit, se dorëheqja e kryetarëve të komunave në veri të Kosovës, është mënyra më e lehtë dhe më e shpejtë për të organizuar zgjedhjet e reja atje.

Sipas Kurtit, nuk mund të detyrohet askush të japë dorëheqje në emër të askujt dhe se rruga demokratike e ligjore është udhëzimi administrativ, teksa u shpreh se imponimet nuk janë të mirëseardhura dhe as demokratike.

“Lista serbe si një degë e partisë në pushtet në Serbi që vepron në Kosovë , më 5 nëntor dha dorëheqje kolektive në komunat në veri të Kosovës dhe këto i bën me qëllim të keq. Për gabimin e tyre nuk do të duhej të paguajnë kryetarët aktualë që vërtetë e kanë legjitimitetin e vakët, por janë të vetmit që kanë legjitimitet.” – deklaroi kryeministri Kurti

Borrell, në konferencën e djeshme për media, komentoi se ka dy opsionet për të shpallur zgjedhjet, por ajo përsëriti se dorëheqjet e katër kryetarëve është mënyra më e mirë dhe më e shpejtë. Ai tha gjithashtu se ka marrë garanci nga Vuçiç se serbët do të angazhohen për zgjedhjet në Veri.

“Nëse nuk ka progres në zgjedhje, rreziku për ripërshkallëzim do të vazhdojë të jetë i rrezikshëm mbi zbatimin e marrëveshjes dhe në procesin e normalizimit” – deklaroi kryediplomati europian Borrell.

Advertisement