Kosova
Kurti me agjentët e MI6/ Në Britani vendoset fati i atentatit
Media serbe ‘Novosti’, e afërt me presidentin Aleksandër Vuçiç, shkruan se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është nisur për një vizitë urgjente në Britani, dhe se pritet të takohet me këshilltarët e tij ishullorë, të cilët prej vitesh e kanë përkrahur, por duke qëndruar në hije.
‘Nuk është sekret që Kurti ka një rrjet bashkëpunëtorësh dhe mentorësh në Britani, lobistë të dëshmuar shqiptarë, të cilët prej vitesh punojnë me përkushtim në projektin e pavarësisë së Kosovës. Midis tyre janë profesori Mark Weller, ekspert për Ballkanin, i cili ishte edhe këshilltar ligjor i qeverisë britanike në konferencën e Rambujesë në vitin 1999, madje edhe atëherë haptazi mbane anën e Prishtinës, dhe Elizabeth Gowing, e cila është e infiltruar në institucionet e Prishtinës për dekada, si dhe Alicia Kearns, e famshme për akuzat e saj ndaj Beogradit dhe Kishës Ortodokse Serbe” – shkruhet në artikullin e publikuar me titull ‘Kurti ka udhëtuar urgjentisht në Britani për udhëzime’.
Sipas burimeve të brendshme, shkruan media serbe, ata I kanë dhene ndihmë edhe përmes shërbimeve të inteligjencës, mbi të gjitha MI6 britanike, teksa ndaj kryeministrit të Kosovës para disa ditësh u përfol për një plan të dështuar për atentat në Shkup.
Mediat në Kosovë, duke ju referuar burimeve nga institucione të sigurisë në vend, bënë të ditur se pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë të OKB-së, nga Serbia ka patur përpjekje për vrasjen e kryeministrit Albin Kurti.