Kosova
Kurti më telefonoi në mes të natës/ Tanket serbe në kufi, Selam Shkodra: Kosova në alarm
Ish-zv/ministri i Brendshëm të Kosovës, Selam Shkodra komentoi zhvillimet e fundit mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Ai theksoi se është konstatuar se forca serbe janë afruar në territorin e Kosovës, duke regjistruar një tjetër provokim nga sovranitetit të vendit. Sipas tij, këto veprime vijnë si pasojë e ambicieve territoriale të Serbisë ndaj Kosovës, e cila nuk e pranon realitetin.
“Për ata që e njohin politikën e Serbisë, duhet ta kenë të qartë se vazhdimisht provokon fqinjët e saj në kufi, me të cilët rrethohet, teksa dhe ka pretendime territoriale ndaj shtetit të Kosovës, tërësisë territoriale të Kosovës, për faktin se ata nuk mund të pranojnë humbjen, siç e quajnë, të djepit të popullit e shtetit serb, Kosovën” – tha ai duke theksuar se Serbia ende në Kushtetutën e saj e trajton Kosovën si pjesë të sajën.
Po ashtu, Shkodra shtoi se lajmin e mori nga një telefonatë e orëve të vona të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ndërsa theksoi se ky është një incident i përsëritur, që shkel hapur ligjin ndërkombëtar.
Ai theksoi gjithashtu se sapo trupat serbe kanë kuptuar se ishin nën monitorimin e institucioneve të sigurisë së Kosovës janë tërhequr.
Shkodra theksoi se kjo situatë duhet të merret seriozisht për të mos lejuar përshkallëzimin e konfliktit.