Kronike
Kurti në kërkim të stabilitetit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të dielën se është në kontakt të vazhdueshëm me organet e sigurisë ndërkombëtare për të garantuar stabilitetin në Kosovë. Ai gjithashtu ka theksuar se ligjshmëria dhe kushtetutshmëria e Kosovës nuk mund të komprometohen.
I pyetur për vendimin e Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – për t’u larguar nga institucionet e Kosovës, Kurti ka përsëritur thirrjen që serbët të rikthehen në institucione dhe se përmes vendimit të Listës Serbe, Beogradi zyrtar dëshiron të destabilizojë situatën në Kosovë.
Kurti është pyetur gjithashtu edhe për qëndrimin e tij rreth propozimit të planit franko-gjerman për dialogun. Kryeministri ka pranuar ekzistencën por është shprehur se do të vazhdojë të ruajë konfidencialitetin e bisedimeve.