Kosova
Kurti në negociata me kundërshtarët/ Fillon pazari për nënkryetarët dhe votat e humbura!

Albin Kurti ka ftuar për takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës dhe atë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Kryeministri Kurti u ka bërë ftesë për takim para vazhdimit të seancës konstituive më 1 maj, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqit dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikut.
Letra e Kurtit vjen pasi në tetë tentime dështoi konstituimi i Kuvendit e gjashtë herë nuk mori votat e mjaftueshme për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Duke u bazuar ne Kushtetutë, tre nënkryetarë do të jenë nga tri partitë që fituan më së shumti ulëse, andaj ju ftoj për një takim të përbashkët edhe me z. Memli Krasniqi, kryetarin e PDK-së, në sallën N-204 te Kuvendit të Republikës se Kosovës, nesër (e enjte), 1 maj 2025, në orën 8:30. Me shpresë në përgjigje pozitive, ju përshëndes”, thuhet në letrën e Kurtit.

