Kronike
Kurti nga Parisi: Duam dialog me Serbinë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë fjalimit të tij në Forumin e Paqes në Paris tha se Kosova dëshiron normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, por shtoi se dialogu mes dy vendeve “është dialog për statusin e marrëdhënieve, jo për statusin e Kosovës”
Në fjalimin e tij Kurti përsëriti qëndrimin se marrëveshja përfundimtare në këtë dialog duhet të përfshijë njohjen reciproke. Ai gjithashtu tha se disa vende vende duhet ta ndryshojnë qëndrim dhe “të ndihmojnë Serbinë të njohë Kosovën”, pasi sipas tij, Beogradi kërkon konflikt e jo bashkëpunim.
Kurti deklaroi se paqja dhe siguria në Evropë nuk po rrezikohet vetëm nga Rusia, por edhe nga Serbia, teksa theksoi se Serbia nuk i është bashkuar sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë.
“Frikësohem se Serbia sot nuk është as demokratike, as e pavarur. Është një regjim i udhëzuar nga Kisha Ortodokse dhe dominohet nga Rusia e Putinit”, tha kryeministri Kurti.