Connect with us

Aktualitet

Kurti: Nga Zajednica vjen çdo e keqe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se si ‘Zajednicë’ pati nisur dhe ‘Republika Srpska’ në Bosnjë dhe Hercegovinë.

“Kurrë nuk ka qenë më e diskutueshme, nëse ia ka vlejtur, komunat mbi baza etnike. Prandaj Beogradi zyrtar po tregohet nervoz dhe kërkon Asociacion sipas tyre. Jam I bindur se as serbët e veriut të Kosovës, nuk e duan një ‘Republika Srpska’ në Kosovë

Kryeministri  theksoi se Kosova tani më shumë ka nevojë për demokraci, e ndër aspektet e rëndësishme të demokracisë, siç tha ai, është pluralizmi politik.

“Te komuniteti serb në Kosovë, vërtetë nuk ka pluralizëm politik. Mirëpo, ai po lind me qeverisjen tonë demokratike e progresiste. Prandaj Serbia është në panik. Duan që t’i bëjnë bashkë 10 kryetarë komunash që ti dirigjojnë ata dhe të shpallin një president ‘Zajednice’. Kjo është e padrejtë, e gabueshme, e dëmshme dhe e papranueshme”, ka thënë Kurti.

Advertisement