Connect with us

Kosova

Kurti nuk bën zë/ As e bën e as s’e bën

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott dhe ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde i kërkojnë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që ta përgatis një draft për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Abbott i kërkoi që statutin ta hartojë duke u mbështetur në vizionin që ai e prezantoi në takimin e fundit me presidentin serb, ndërsa Rohde thotë se duan ta shohin një draft me ide konkrete për Asociacionin. Nga ana tjeter, emisari i BE-së, Miroslav Lajça i cili ishte javën e kaluar në Prishtinë, i ka dhënë një metodologji për formimin e kësaj bashkësie komunash.

Kurti e ka një ide, inspiruar në modelin kroat. Në takimin e fundit me Vuçiqin, ai ka propozuar një “draft-vizion” për punën e rregullimit të komunitetit serb në Kosovë. Por Gjermania dhe tani Mbretëria e Bashkuar, po i kërkojnë atij që të bëhet më konkret – ta hartojë një draft-statut për Asociacionin. Ne kete situate, duket se kryeministrit te Kosoves I kane mbetur dy rruge, ose te rri i ngecuar ne vend me qellimin ‘ta shtyj sa ta shtyj’, ose te levize sa nuk eshte vonë…

Advertisement