Connect with us

Kosova

“Kurti nuk do të mbijetojë”, Minxhozi: Po i fryn sherrit të brendshëm

Analisti Skënder Minxhozi ka folur në lidhje me protestën në Kosovë, kundër qeverisë së Albin Kurtit.

Minxhozi tha se tani që qeveria Kurti ndjehen e izoluar ndërkombëtarisht, vijon luftën e brendshme, me parti historike. Sipas tij ky është një konflikt mes të tjerash edhe për lavdi.

“Kjo është vijimi i një konflikti të vjetër, që është ajo mes një partie historike, PDK ku janë të lidhur veteranët dhe qytetarët me një parti protestash si ajo e LVV’ – Deklaroi Minxhozi duke shtuar: Tani që qeveria Kurti ndjehet e izoluar ndërkombëtarisht, Kurti vijon me luftën e brendshme pasi e humbi atë të jashtme, me parti historike, që ka pasur rivalitet të hershëm, kjo është brenga e  vjetër e Kurtit për postin historik të UÇK dhe PDK.Për mua është një konflikt mes të tjerash edhe për lavdi.

Sipas Minxhozit, “Kosova ka një kryeministër që ka bllokuar sistemin ka futur vendin nën sanksionni dhe po i fryn një konflikti të brendshëm për të fituar ca vota” Ai u shpreh se fundi I Albin Kurtit është i ditur…

“Kurti po mundohet thjesht të krijojë një antogonizëm të brendshëm për të zgjatur jetën e tij politike, dukeqenëse e ka humbur betejën me Perëndimin dhe e ka futur Kosovën me të padrejtë në një situatë konfliktuale me ata që e krijuan. Unë mendoj që Kurti me këtë lloj kursi do ta ketë të vështirë të mbijetojë politikisht” – deklaroi analisti Skender Minxhozi

Advertisement