Connect with us

Kronike

Kurti nuk mund të jetë përsëri kryeministër, por dikush tjetër nga partia e tij mundet

Profesori i së drejtës kushtetuese, Mazllum Baraliu, deklaroi se lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, nuk ka më mundësinë të jetë përsëri mandatar për kryeministër, por se dikush tjetër nga ajo parti mund ta marrë atë rol.

“Ajo që rrjedh nga formulimi i normës përkatëse kushtetuese, më saktësisht dispozitës së nenit 95 të Kushtetutës së Kosovës, është se i njëjti kandidat nuk mund të jetë mandatar dy herë” – deklaroi Baralliu

Ai shtoi se është e mundur që një kandidat tjetër nga Lëvizja Vetëvendosje të nominohet si kryeministër i mandatuar, nëse i plotëson kërkesat kushtetuese.
“Një kandidat tjetër nga e njëjta parti politike është i mundur, sigurisht, nëse ai i vërteton presidentit se ka arritur të mbledhë së pari 40 nënshkrime, pastaj të sigurojë një seancë dhe më pas 61 vota të sigurta në mënyrë që të formojë një shumicë minimale qeveritare dhe të mbledhë një kabinet”, shpjegoi Baralliu.

Advertisement