Kosova
Kurti, O’Brien-it dhe Lajçak-ut: Dua ta zbatojë Marrëveshjen Bazë në plotni
Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja Donika Gërvalla, mirëpriten në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në New York, amerikanet e Departamentit te Shtetit, James O’Brien dhe Aleksandar Kasanof, si edhe emisarin e Bashkimit Europian, Miroslav Lajcak
Nëpërmjet një komunikate për media, bëhet e ditur se Kurti gjatë takimit ka potencuar se Kosova kërkon që Marrëveshja e Brukselit/Ohrit të zbatohet në plotni.
“Kryeministri ritheksoi përkushtimin dhe angazhimin konstruktiv në procesin e normalizimit te marredhenieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë sipas parimeve të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksin e saj, që duhet të zbatohet e plotë”- thuhet në komunikatë.
Gjatë takimi, siç njofton komunikata, Kurti – O’Brien e Lajçak kanë diskutuar edhe për zhvillimet e fundit në Kosove dhe për Procesin e Berlinit.
“Kryeministri ndër të tjera theksoi së Qeveria e Republikës së Kosovës është e angazhuar maksimalisht edhe në vazhdimësi për krijimin e një ambienti të sigurt për të gjithë në të cilin respektohen të drejtat e qytetarëve dhe ligjit i Republikës”.
Kurti gjatë takimi ka nënvizuar edhe përkushtimin e tij për bashkëpunim rajonal mbi parimet e përfaqësimit dhe pjesëmarrjes së barabartë në mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.