Connect with us

Kosova

Kurti për “Bloomberg” tregon kur Kosova dhe Serbia normalizojnë marrëdhëniet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përmendur sërish pranverën e vitit 2024, si afat deri kur Kosova dhe Serbia, duhet të normalizojnë marrëdhëniet.

Kjo, pasi siç ka thënë kryeministri kosovar, ka një urgjencë për normalizim të marrëdhënieve teksa pritet që zgjedhjet në SHBA DHE BE të mbahen vitin e ardhshëm.

“Ka një ndjenjë urgjence për zbatimin e marrëveshjes dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përqendruar në njohjen reciproke de-facto, më së voni deri në pranverën e vitit të ardhshëm” –  tha Kurti në një intervistë për “Bloomberg”.

Kujtojmë se i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, pas një takimi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti paralajmëroi vazhdim të dialogut Kosovë-Serbi në shtator.

Për shkak të mospërmbushjes së kërkesave, BE-ja ka vendosur disa masa ndëshkuese ndaj Kosovës, të cilat janë ende në fuqi.

Kryeministri i vendit Albin Kurti ka kërkuar nga Unioni ti largojë masat shtrënguese, duke pasur parasysh se Kosova ka bërë hapa drejt depërshkallëzimit të situatës.

Advertisement