Connect with us

Kosova

Kurti përfiton nga telashet e Vuçiçit/ Vonesa e lëvizjeve dhe premtimi për Amerikën

I pyetur nese pret ndonjë përparim në dialogun mes Kosoves dhe Serbisë, David Kanin, profesor i Studimeve Evropiane në Universitetin Johns Hopkins në Uashington tha se mendon se varet nga ajo se çfarë ndodh në Serbi, teksa studentet dhe opozita jane ngritur ne protesta.

“Për herë të parë, udhëheqja e Vuçiqit është në pikëpyetje. Është e mundur që regjimi i tij të jetë në telashe. Mendoj se ajo që ndodh në Serbi, është shumë e rëndësishme për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje. Nëse Albin Kurti bëhet sërish kryeministër, ai mund të gjejë mënyra për te vonuar çdo lëvizje drejt Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke vënë në dukje jostabilitetin në Serbi. Nëse vijnë njerëz të tjerë, ata mund të dëshirojnë të kenë marrëdhënie të përmirësuara me Serbinë. Por, sërish, derisa ta dimë se cila është e ardhmja e Qeverisë serbe, nuk do të jetë e qartë se si do të shkojnë gjërat” – deklaroi Kanin, I cili duke folur per permiresimin e marrdhenieve te Kosoves me administraten amerikane theksoi se një javë para zgjedhjeve, Grenell e ka bërë shumë të qartë pozicionin e amerikanëve.

“Nëse zgjidhet kryeministër Albin Kurti, nuk është e qartë nëse marrëdhëniet me SHBA-në do të bëhen më mire” –  u shpreh Kanin duke potencuar se “Bashkësia ndërkombëtare duhet ta kuptojë se, pavarësisht presionit, aftësia e saj për të ndikuar në elektoratin e Kosovës në këto zgjedhje, ka qenë e kufizuar, sepse partia e Kurtit mbetet më popullorja në vend. Ai ka shumë më shumë vota sesa rivalët e tij për kryeministër”.

Advertisement