Connect with us

Kosova

Kurti përgatitet për luftë/ Paralajmërimi i fortë nga Serbia

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Petar Petkoviç, tha se nga dje ka filluar okupimi i Albin Kurtit dhe Erden Atiqit, i cili u betua si kryetar i pjesës veriore të Mitrovicës, si dhe se kryeministri dëshiron të dëbojë popullin serb dhe se ai përgatitet për një luftë frontale.

Petkovic u shpre se “simboli i pushtimit ishte një leckë e ekspozuar në ndërtesën e komunës” dhe shtoi se kontaktet mes presidentit Vucic dhe emisarit Miroslav Lajçak janë në vazhdim.

“Presidenti Vucic paralajmëroi Lajçakun për të gjitha pasojat e provokimeve të Albin Kurtit, të cilat mund të shndërrohen në krizën më të madhe deri më tani” – u shpreh Petkovic, duke theksuar se tani është përgjegjësi e bashkësisë ndërkombëtare që ti thotë stop kryeministrit te Kosoves, I cili sipas tij po kërkon ti shmanget Zajednicës

Advertisement