Connect with us

Kosova

Kurti po shpërqëndron/ Hovenier: Në vend që të lëvizet përpara me implementim…

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier, në një intervistë për median amerikane, ka folur për dialogun Kosovë-Serbi. Ai ka thënë se për SHBA-në është çështje e mbyllur nëse Marrëveshja Bazike, Aneksi dhe marrëveshjet paraprake janë obligative

Ai ka thënë se Marrëveshja Bazike është e përfshirë edhe në konkluzionet e një prej takimeve të Këshillit të Bashkimit Evropian dhe se një veprim i tillë s’është gjë e vogël.

Ambasadori ka folur edhe për kërkesën e kryeministrit Albin Kurti për t’i nënshkruar marrëveshjet. Hovenier tha se e kuptojn dëshirën e Kurtit për të pasur më shumë siguri se Serbia ka hyrë në këto obligime, por gjithashtu ka përsëritur se pozicioni i SHBA-së nuk ka ndrushuar, që edhe Serbia e ka për obligim, sikurse që ka bërë edhe Kosova , dhe këtu s’ka lëshime

Ambasadori amerikan ka thënë se e shohin pak shpërqëndruese punën e nënshkrimit, në vend që të lëvizet përpara me implementimin nga Kosova dhe Serbia.

Hovenier tha se një gjë të tillë e kanë thënë edhe Scholz, Macron dhe Meloni në qëndrimin e tyre pas takimeve në Bruksel.

Advertisement